Një zyrtare e qeverisë ruse humbi punën pasi pozoi nudo për revistën Playboy. 27-vjeçarja Anna Anufrieva shkaktoi zemëratë në vend me fotot e saj. Megjithatë ajo insiston se nuk u pushua nga puna për shkak të tyre dhe se në fakt dha vetë dorëheqjen nga posti publik që mbante.
“Vendosa të largohem. Mendoj që nuk është etike që të diskutoj përse vendosa ta bëj një gjë të tillë, pasi e respektoj punëdhënësin tim dhe nuk dua që të futem në detaje“, tha vetë 27-vjeçarja.
Fotografitë e saj, të cilat ia kishte dërguar Playboy Rusia, shkaktuan “tërmet” në publik, për shkak se punonte për qeverinë.
Pikërisht ky reagim bëri që Anna ta akuzonte shoqërinë ruse për hipokrizi. “Përse u lejohet vetëm modeleve, aktoreve apo blogereve që të tregojnë trupin e tyre? Apo edhe ato janë thjeshtë imorale dhe ne jemi mësuar me këtë fakt? Mua më pëlqejnë fotot nudo dhe trupi i femrës më duket një formë perfeksioni, ndaj ju lutem mos gjykoni, shijojeni”, tha ajo.
Anna ishte futur në një konkurs online të Playboy-it rus, me shpresën që fotografitë e saj do të pëlqeheshin dhe do të botoheshin në kalendarin e përvitshëm. Ajo punonte në departamentin e prokurimeve në qeveri, megjithatë posti i saj nuk dihet. Eprorët e 27-vjeçares nuk pranuan të komentonin largimin e saj nga puna.