Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 1697 infektime të reja me COVID-19, ndërsa katër persona kanë humbur jetën nga virusi.
Rastet e reja- Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, janë kryer 5280 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1697 qytetarë, në këto bashki: 745 në Tiranë, 89 në Durrës, 86 në Shkodër, 67 në Gjirokastër, 63 në Vlorë, 51 në Elbasan, 45 në Kamëz, nga 44 qytetarë në Lushnje, Fier, 34 në Lezhë, 31 në Berat, 29 në Sarandë, 27 në Mallakastër, 26 në Mat, 25 në Korçë, 24 në Dimal, 23 në Krujë, 20 në Vorë, 18 në Dibër, 15 në Devoll, 13 në Divjakë, nga 11 qytetarë në Delvinë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Tepelenë, Kuçovë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Roskovec, Kukës, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, nga 7 qytetarë në Pogradec, Këlcyrë, nga 6 qytetarë në Himarë, Kolonjë, Prrenjas, nga 5 qytetarë në Librazhd, Përmet, Selenicë, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Tropojë, Peqin, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Has, Konispol, Maliq, Belsh, nga 1 qytetar në Dropull, Libohovë, Fushë Arrëz.
Janë 21,167 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Viktimat- Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç.
Janë shëruar 935 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 208,201 që nga fillimi i epidemisë.