Më shumë se 1 milionë persona që besojnë te teoritë konspirative janë bërë pjesë e eventit në “Facebook” për të hyrë në bazën ajrore sekrete “Zona 51” në Nevada për të para alienët.
Menjëherë pas këtij akti ka reaguar dhe Forca Ajrore Amerikane e cila paralajmëron personat që kanë nënshkruar këtë peticion që të mos guxojnë të hyjnë në zonën e ndaluar pasi ata do të shmangin çdo tentativë për të mbrojtur asetet amerikane.
Eventi në Facebook “Të mësyjmë Zonën 51, askush nuk mund të na ndalë” është parashikuar të mbahet më 20 shtator dhe qindra mijëra persona që besojnë në teoritë konspirative janë bërë pjesë e tij. Organizatorët e tij madje thonë se nuk tremben nga plumbat dhe se janë të gatshëm t’iu shmangen atyre.
Zëdhënësja e Forcave Ajrore, Laura McAndrews tha se “Zona 51” është një bazë trajnimit për forcat ajrore amerikane dhe se asnjë nuk do të lejohet të hyjë në këtë vend.
“Zona 51” është një vend ndalimi për kamionët në rrugën 95, rreth 60 minuta larg bazës së Nevadës për Testime dhe Trajnime. Personi i fundit që shkoi në kërkim të alienëve në “Zonën 51” u vra në janar nga rojet e sigurisë.
Kjo bazë u themelua në vitin 1955 për testimin e avionëve të zbulimit Lockheed U-2. Që nga ajo kohë është bërë subjekt i shumë teorive konspirative që kanë luajtur me mendjen e njerëzve se aty mbahen dhe alienë të gjallë. Shumë nga personat që iu besojnë këtyre teorive thonë se baza është përdorur për kërkime pas rrëzimit të një anije hapësinore aliene në Roswell në 1947.