Vija e parë e betejës kundër koroonavirusit në Itali, ajo e bluzave të bardha, duket se është duke u thyer. Të dhënat tregojnë se 1 në 10 të infektuar në Itali është mjek.
Sipas informacioneve të fundit të Institutit Italian të Shëndetit më shumë se 4,820 mjekë janë infektuar nga pandemia e koronavirus (ISS).
Kjo do të thotë se rreth 9% e të infektuarve në të gjithë vendin nga Covid-19 janë punëtorë të kujdesit shëndetësor.
Federata Kombëtare e Kirurgëve dhe Stomatologëve në Itali po publikon një procesverbal të mjekëve që janë infektuar dhe kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit. Ajo rendit 18 mjekë që kanë ndërruar jetë që nga 11 marsi, prej tyre, 15 janë nga Lombardia, rajoni më i goditur dhe epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Itali.
Është e paqartë nëse secili prej mjekëve të listuar po luftonte drejtpërdrejt me shpërthimin e koronavirusit.
Në mesin e mjekëve që kanë vdekur është Marcello Natali, 57 vjeç, i cili ndërroi jetë më 18 mars. Natali, siç raportohet nga media italiane, kishte qenë një kritik i zëshëm i përgjigjes fillestare të qeverisë italiane ndaj shpërthimit, dhe ishte i pari që ngriti alarmin për mungesën e furnizimeve mjekësore.
Po ashtu mes mjekëve që kanë vdekur është edhe Francesco Foltrani, 67 vjeç, i cili vdiq më 19 Mars. Federata thotë se Foltrani kishte kontakte brenda personave me një shtëpi pensioni lokal ku shumë nga banorët e moshuar dihej se ishin me koronavirus. Deri me tani, në Itali ka 53.578 raste të konfirmuara me koronavirus.