Kur janë numëruar rreth 200 qendra votimi në Tiranë për leximin e votës preferenciale, kandidati më i preferuar në listën e Partisë Demokratike rezulton kreu i saj, Lulzim Basha me 2 582 vota.
Në vend të dytë është Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, i cili ka marrë deri tani 2 153 vota.
I treti më i votuar është Agron Shehaj, i cili numëron deri tani 2 046 vota. Më pas vjen Grida Duma me 1840 vota.
Të katër këta kandidatë janë të renditur në pjesën e vendeve të sigurta pasi gjenden mbi 15 të parët, aq sa është dhe numri i mandateve që PD ka siguruar në Qarkun e Tiranës.
Në listën e 10 kandidatëve më të votuar deri tani bëjnë pjesë dhe disa nga aleatët e koalicionit të PD, si kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, kreu i PR Fatmir Mediu dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi.
Kandidatët më të votuar (Numëruar 197 / 1243 QV total):
Lulzim Basha 2582
Belin Këlliçi 2513
Agron Shehaj 2046
Grida Duma 1840
Shpëtim Idrizi 1392
Flamur Noka 1202
Fatmir Mediu 1055
Sali Berisha 1037
Dashamir Shehi 957
Jorida Tabaku 931