Extra 10 kuriozitete interesante që ndoshta nuk i dinit për Europën

10 kuriozitete interesante që ndoshta nuk i dinit për Europën

Kështjellat në Gjermani

Gjermania është një nga vendet me më shumë kështjella në botë. Janë më shumë se 25 mijë kështjella, nga të cilat disa janë thjesht rrënoja, disa të tjera janë hotele, por shumica janë zaptuar nga të pasurit. Por, pse Gjermania ka kaq shumë kështjella? Sepse gjatë periudhës së Mesjetës vendi ishte i ndarë në shtete konkurruese feudale dhe principata, dhe kjo ka inkurajuar ndërtimin e kështjellave të sigurta dhe të fortifikuara në Gjermani.

Koha e migrimit

Ishte një kohë në histori, e cila njihej si periudha e migrimit, kur fise të ndryshme “pushtuan” Europën. Të parët erdhën fiset gjermanike, pastaj sllavët. Më vonë myslimanët, bullgarët të ndjekur nga vikingët. Historianët e konsiderojnë atë të jetë kalimi nga Antikiteti i Vonë në mesjetën e hershme. Migrimi ka qenë pjesë e zhvillimit të historisë njerëzore dhe në thelb ka qenë dhe mbetet shprehja e dëshirës dhe vendosmërisë së individit për të dalë mbi vështirësitë, me vështrimin e projektuar drejt një jete më të mirë për vete dhe familjen e tij.

Emri më i gjatë

Përgatisni veten për emrin më të gjatë. Një fshat në Uells ka një emër me 58 shkronja, emri më i gjatë në Europë (i përbërë nga vetëm një fjalë). Emri i fshatit është “Llanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwllllantysiliogogogoch” i cili do të thotë: “Kisha e Shën Mërisë në gropën e lajthisë së bardhë afër shtjellës së pjerrët të kishës së Shën Tysilios të shpellës së kuqe”.

Perandoritë më të mëdha

Përcaktimi i një perandorie është: Kur një njësi e vetme ka udhëheqje supreme dhe pushtet në një zonë të madhe territori që përbëhet nga njerëz të kombësive dhe etnive të ndryshme. Por, kush kanë qenë perandoritë më të mëdha të botës, më të pushtetshme, më jetëgjata e më të pazakonta? Shumë nga perandoritë më të mëdha të botës kishin bazën në Europë. Perandoria Britanike ishte një herë e një kohë më e madhja në botë. Kishte një shprehje që thoshte: “Dielli kurrë nuk perëndon në këtë perandori”, duke qenë se dielli gjithmonë shkëlqente në një pjesë të saj. Sipërfaqja e perandorisë përbënte një të katërtën e të gjithë sipërfaqes së Tokës. Perandoritë e tjera për tu marrë parasysh ishin ato të Rusisë, Spanjës, Francës, Romës, Perandoria Osmane dhe ajo Austro-Hungareze.

Stambolli, qyteti i dy kontinenteve

Stambolli është qyteti që bashkon Azinë dhe Europën përmes ngushticës së Bosforit. Napoleoni ka thënë se nëse bota do të ishte një shtet i vetëm, Stambolli do të ishte kryeqyteti i saj. Stambolli është qyteti më i madh në Turqi, që përbën zemrën ekonomike, kulturore dhe historike të vendit. Me një popullsi prej 13.500.000, qyteti formon një nga aglomeratet më të mëdha urbane në Europë dhe është ndër qytetet më të mëdha në botë nga popullata brenda kufijve të qytetit.

“Statuja e Lirisë” është ndërtuar në Francë

“Statuja e Lirisë”, ndoshta monumenti më i famshëm i botës, është dizajnuar nga Fredric Bartholdi dhe i është dhuruar zyrtarisht SHBA-ve nga populli francez, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit që solli çlirimin e kolonive nga Britania e Madhe. Alexander Eiffel, inxhinieri pas kullës “Eiffel” bëri kuadratin e saj prej çeliku. Me kalimin e viteve, ajo mori një simbolikë tjetër, atë të lirisë e të demokracisë në botë. Ajo u kthye në një pararojë të ”botës demokratike”. Statuja gjendet në ishullin Liberty Island në Portin e Nju Jorkut dhe tregon zoten romake të lirisë, Libertas. Vendimi për ta ndërtuar atë u mor më 1876, 100 vjet pas revolucionit amerikan. Mirëpo për shkak të mungesës së fondeve dhe vështirësisë së realizimit të një vepre kaq gjigante, Statuja u ”ngrit në këmbë” në ishullin e saj vetëm 10 vjet më vonë, më 28 tetor 1886. “Statuja e Lirisë” është e lartë 46,5 m, të cilës i duhet shtuar edhe 46,9 m lartësinë e bazës.

Mesdheu ishte një herë e një kohë shkretëtirë

Në 40 vitet e fundit janë gjetur prova se Mesdheu është tharë shpesh. Kjo është njohur ndryshe si “kriza Messiniane e kripës”. Ajo përfaqësonte një nga ndryshimet mjedisore më dramatike jashtë zonave të ngrira. A ishte deti Mesdhe një herë e një kohe një shkretëtirë shumë e nxehtë dhe e thatë? Nuk dihet saktësisht nëse ka qenë kështu, por prania e kripës e gjetur në fund të detit, dëshmon që ai mund të ketë qenë shkretëtirë.

Shteti më i madh dhe më i vogël i botës ndodhet në Europë

Shteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë (0.44 km2). Ndonëse është brenda territorit të Romës, shteti i Vatikanit është një vend i pavarur i krijuar në vitin 1929 dhe drejtohet nga Papa, udhëheqësi i Kishës Katolike Romane. Shumica e banorëve të Vatikanit punojnë për Selinë e Shenjtë, institucioni që qeveris Kishën Katolike Romane. Ndërsa Rusia është shteti me sipërfaqen më të madhe në botë (17.098.242 km2). Rusia u bë e fuqishme dhe ushtroi ndikim botëror si perandori dhe më pas si njësia më e madhe kushtetuese e Bashkimit Sovjetik, shteti më i madh në botë me rregullim kushtetues socialist dhe superfuqi e pranuar botërisht. Vendi njihet për cilësi në arte dhe shkenca.

Shumica e gjenive janë europianë

Shumë filozofë të mëdhenj, të tillë si Platoni, Aristoteli, Sokrati etj., vijnë nga Europa. Po ashtu nga kontinenti i vjetër vijnë edhe shkencëtarë si Ajnshtajni, Galileo dhe Njutoni. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për muzikantët si Moxarti dhe Bethoveni.

Rrota panoramike më e lartë në botë ndodhet në Londër

Ai tashmë njihet ndryshe si “Syri i Londrës”, ndërkohë që më parë njihej si “rrota e mijëvjeçarit” dhe është i lartë 135 metra. Syri i Londrës mbetet rrota më e lartë në Evropë, dhe një nga atraksionet më të njohur dhe më të paguar në Britani të Madhe. Syri i Londrës vizitohet nga më shumë se 3.5 milionë njerëz në vit. Po nuk patët frikë nga lartësitë, bëni një xhiro në Syrin e Londrës dhe do ta shihni madhështinë e saj.