Dhjetë milionë martesa mund të ndodhin para fundit të dekadës, sipas një analize të re të UNICEF.
Raporti “COVID-19, një kërcënim për progresin kundër martesave të fëmijëve lëshuar në Ditën Ndërkombëtare të Grave” paralajmëron se mbylljet e shkollave, stresi ekonomik, ndërprerjet e shërbimeve, shtatzënia dhe vdekjet e prindërve për shkak të pandemisë po i vënë vajzat në rrezik për t’u martuar më herët.
Edhe para shpërthimit të COVID-19, 100 milion vajza ishin në rrezik për t’u martuar që fëmijë. Në dhjetë vitet e fundit, përqindja e grave të reja globale që ishin martuar u ul me 15 përqind.
Drejtoresha ekzekutive e UNICEF Henrietta Fore është shprehur se Dita Ndërkombëtare e Gruas është një moment kyç për të kujtuar se çfarë po humbin këto vajza nëse nuk veprohet urgjentisht për arsimimin, shëndetin dhe të ardhmen e tyre.
Këto martesa rrisin rrezikun për shtatzëni të hershme dhe të paplanifikuara. Praktika gjithashtu mund të izolojë vajzat nga familja dhe miqtë dhe t’i përjashtojë ato nga pjesëmarrja në komunitetet e tyre, duke dëmtuar rëndë shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Në të gjithë botën, rreth 650 milion vajza dhe gra janë martuar që në fëmijëri, me rreth gjysmën e atyre që ndodhën në Bangladesh, Brazil, Etiopi, Indi dhe Nigeri.