Bota “Njeriu Brexit” vetëlargohet nga politika britanike

“Njeriu Brexit” vetëlargohet nga politika britanike

Politikani britanik dhe mbrojtësi i Brexit, Nigel Farage ka njoftuar se ai do të tërhiqet nga politika dhe do të largohet nga posti i tij si kryetar i partisë së tij Reform UK.

“Brexit ka mbaruar dhe nuk ka më kthim prapa”m tha Farage.

Populisti që drejtoi fushatën për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian tha se ai kishte planifikuar të tërhiqej nga politika disa herë më parë, por këtë herë ai me të vërtetë po largohet nga skena politike.

Partia e tij e mëparshme e Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKIP) ishte një ithtar kryesor i daljes së Britanisë nga BE pas referendumit 2016.

Britania më në fund u largua nga blloku evropian vitin e kaluar, pasi një periudhë kalimtare përfundoi në dhjetor, shkruan The Guardian.

Vendi arriti një marrëveshje tregtare në minutën e fundit me BE në fund të vitit 2020, por vazhdon të luftojë me efektet legjislative të daljes së tij.