Stresi mund të ketë efekte të ndryshme në disponimin, emocionet dhe sjelljet tuaja. Ndonëse nuk ka një kurë ekzakte që na ndihmon për të shmangur stresin, ekspertë të shumtë kanë thënë se meditimi dhe ushtrimet fizike e zvogëlojnë stresin!
Sandi Mann, një lektore në Universitetin e Lancashirit ka dhënë disa këshilla se si mund të zvogëloni stresin. Duke u bazuar në përvojën e saj si psikologe ajo ka disa sugjerime të cilat nuk ju hanë më shumë se 10 minuta në ditë; sugjerim që mund të na ndihmojnë në reduktimin e stresit. Në librin, “Ten Minutes to Happiness”, programi i saj duket si një rutinë që ne e bëjmë të gjithë.
Cilat përvoja, sado të zakonshme, ju dhanë kënaqësi?
Çfarë vlerësimi dhe reagimi keni marrë?
Cilat ishin momentet ku u ndjetë më mirë gjatë ditës?
Cilat ishin arritjet tuaja, sado të vogla qofshin ato?
Çfarë ju bëri të ndiheni të vlerësuar?
Si e shprehni mirësinë?
Ky program është ndërtuar mbi disa hulumtime shkencore që tregojnë se nëse i dedikojmë pak kohë vetes për të rivlerësuar gjërat të cilat ecin mirë në jetën tonë, atëherë do të mund t’i japim energji pozitive vetes, duke larguar kështu pesimizmin.
Mann thekson se përfitimet nuk vijnë vetëm nga ngritja e menjëhershme kur shkruani shënimet; rileximi i shënimeve të mëparshme mund t’ju ndihmojë të përballoni situata të vështira edhe në të ardhmen. Falë kujtesës sonë ‘asociative’, një ngjarje e keqe që ju ka ndodhur më parë mund t’ju çojë drejt riaktivizimit të burimeve të tjera të stresit dhe të pakënaqësisë. Sa herë që ndodh kjo, fletët nëpër faqet e ditarit tuaj mund t’ju ndihmojnë të dilni nga kjo spirale vetëshkatërruese.
Pika e gjashtë mbështetet në hulumtimet e fundit në fuqinë e mirësisë.
“Studime të ndryshme kanë zbuluar se aktet vetëmohuese jo vetëm rrisin mirëqenien e atyre që janë përreth jush, por ato vazhdimisht ju bëjnë të ndjeheni më mirë. Për shembull, duke shpenzuar pak para për të ndihmuar një të huaj, ju bën shumë më të lumtur se sa të përdorni të njëjtat para për të trajtuar veten”, shprehet Sandi Mann.
“Nëse e gjeni veten të mbërthyer në një problem, thjesht lini pak kohë vetes për t’u mërzitur dhe mund të zbuloni se zgjidhja do të shfaqet në mendjen tuaj”, tha Mann për BBC.