Bota 10 qytetet më të shtrenjta në botë për emigrantët

10 qytetet më të shtrenjta në botë për emigrantët

Nëse je një emigrant që jeton në Hong Kong, Zyrih ose Gjenevë, jeta po ju kushton më shumë se kudo tjetër në planet, sipas Anketës së Kostos së Jetesës 2022, një raport vjetor nga firma konsulente “Mercer”.

Hong Kongu është renditur për herë të katërt në pesë vjet si qyteti më i shtrenjtë në botë për emigrantët, i ndjekur nga katër qytete zvicerane: Zyrih, Gjeneva, Bazel dhe Berna.

Ankaraja, kryeqyteti i Turqisë, mbylli renditjen e 227 qyteteve si më të përballueshmet në botë për emigrantët.

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhagen është qyteti më i shtrenjtë për emigrantët në vendet nordike, duke u renditur i 11-ti në nivel global, ndërsa kryeqyteti suedez Stokholm është më i përballueshëm, duke zbritur në vendin e 87-të në 2022.