Sport Ronaldo kërkon të largohet nga Man. United

Ronaldo kërkon të largohet nga Man. United

“Është koha që tani unë të iki”. Mediat britanike zbulojnë se janë pak a shumë këto fjalët që Cristiano Ronaldo u ka thënë drejtuesve të Manchester United.

Sipas të njëjtave burime, shkak i prishjes së kësaj marrëdhënieje është bërë fakti që djajtë e kuq nuk do të luajnë në Champions League këtë sezon dhe për më tepër që portugezi nuk ka dhënë ndonjë pëlqim për trajnerin e ri që ka afruar klubi holandezin Erik Ten Hag.

Një vit më parë rikthimi te Manchester u konsiderua si romancë, por që mesa duket nuk zgjati shumë. Sipas të njëjtave burime, Ronaldo po përpiqet të joshë Bayern Munich dhe Chelsea për një aventurë të re.

Si hipotezë më e besueshme duket se klubi londinez pasi gjermanët e kanë bërë të ditur edhe në të kaluarën se nuk janë të interesuar për sulmuesin. 37-vjeçari shënoi 18 gola nga 30 paraqitje në Premier League sezonin që kaloi. Ronaldo është nën kontratë me Manchester deri më 30 Qershor 2023.