Në gjithë botën industria e turizmit dhe e shërbimit të hotelerisë, dhe opsionet e akomodimit janë gjithnjë e më të shumta si dhe variojnë nga shërbimi që ato ofrojnë.
Sidoqoftë, hotelet mbeten si një nga zgjedhjet më të njohura nga turistët veçanërisht nëse keni menduar të shpenzoni disa para edhe për akomodimin. Hotelet nëpër botë janë të shumta dhe të ndryshme, por disa prej tyre mund ti gjeni kudo ku ju shkelni nëpër botë. Disa hotele të cilat kanë korrur sukses në këtë sektor, janë kujdesur që të përhapin emrin e tyre nëpër botë, duke ofruar dhe shtrirë shërbimin e tyre në shumë vende.
Shumë prej tyre janë emra të njohur nga të gjithë dhe gjithashtu mjaft të lakmuar. Bëhet fjalë për hotele luksoze ku shërbimi është i një cilësie mjaft të lartë dhe suksesi i tyre është i pakrahasueshëm në mbarë botën. Nga numri i pronave që ata zotërojnë, këtu janë 10 zinxhirët më të mëdhenj të hoteleve në botë për 2018.
1) Wyndham Worldwide
Wyndham Worldwide ka më shumë se 8400 prona nën 20 brande në më shumë se 75 vende në gjashtë kontinente.
2) Choice Hotels
Choice Hotels kanë më shumë se 6800 hotele në mbarë botën, të shpërndara nën 12 brande.
3) Marriott International
Marriott International që prej vitit 1927 është zgjeruar në një rrjet prej 6500 hotelesh në të gjithë 110 vende të botës.
4) Jin Jiang International
Sipas faqes së saj të internetit, Jin Jiang International zotëron/menaxhon më shumë se 6000 hotele në mbarë botën. E themeluar në vitin 2003, selia e saj është në Shangai dhe është një nga ndërmarrjet më të mëdha të turizmit në Kinë.
5) Grupi i Hoteleve InterContinental
Gjithashtu i njohur si IHG, grupi ka më shumë se 5300 prona në mbarë botën. Edhe pse u themelua zyrtarisht në vitin 2003, por në të vërtetë ajo ka origjinën e saj që daton në 1777.
6) Hilton Worldwide
Me 5300 prona, rrjeti i mirënjohur i hoteleve Hilton pati fillimet në vitin 1919. Dallas Hilton në vitin 1925 ishte i pari që mbante emrin “Hilton”, dhe sot ky emër është i njohur dhe përhapur në më shumë se 100 shtete.
7) Hotelet Accor
Një markë franceze, Accor Hotels ka më shumë se 4300 prona. Ajo daton në vitet 1960, dhe jo vetëm ka hotele luksoze me 5 yje, por ato gjithashtu ofrojnë dhoma ekonomike.
8) Best Western Hotels
E themeluar në vitin 1946, hotelet Best Western tani kanë më shumë se 4200 prona. Duke zotëruar 11 markave hotelerie, Best Western Hotels mund të gjenden në më shumë se 100 vende.
9) Homeinns Co Ltd
Home Inn ka më shumë se 3000 hotele. Jo vetëm që është zinxhiri më i madh i hoteleve ekonomike në Kinë, por ishte edhe zinxhiri i parë i hoteleve ekonomike që u krijua atje.
10) Grupi i Hoteleve Radisson
I njohur dikur si Carlson Rezidor Hotel Group, Radisson Hotel Group është i vendosur në Belgjikë. Ajo ka më shumë se 1400 prona në 114 vende dhe vazhdon të rritet.