Thua mbiemrin Agnelli dhe mendja menjëherë udhëton te Gianni, avokati, mbase figura më karizmatike e një familjeje që gjithmonë ka qenë e lidhur me Juventusin. Ndoshta për këtë arsye, lajmi për emërimin e Andrea Agnelli si president i Juventusit mbërriti saktësisht dhjetë vjet më parë. Pati edhe skeptikë karshi 34-vjeçarit të atëhershëm, nëse do të dinte ta menaxhonte mire klubin e madh bardhezi.
Tani ai është 44 vjeç dhe në krahasim me atë moment historik, Andrea Agnelli ka një përvojë pafundësisht të madhe, si dhe një ngarkesë rekord të titujve të fituar. Që nga viti 2011, rezultatet kanë marrë pamjen e një monologu, natyrisht nga Juventusi. Një trend që mund të vazhdojë në rast të rifillimit të kampionatit aktual, që e pa “Zonjën e Vjetër” të parën në klasifikim, përpara se virusi i mallkuar të ndalonte gjithçka.
Përveç 8 “scudetti” radhazi, ka edhe më shumë. Mendimi shkon menjëherë edhe te paratë e qarkulluara dhe numrat e jashtëzakonshëm, të regjistruar në një dekadë që pati rritje të vazhdueshme, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Nga 172.1 milionë euro në sezonin 2010/11, ai kaloi në 621.5 në 2019/20, me një rritje prej 361%, çka është demonstrim i qartë i produktivitetit të një pune të mundimshme.
Kjo epokë nisi nga Giuseppe Marotta, i cili mbërriti në Torino praktikisht si krah të djathtë i Agnelli, pas përvojës së tij të frytshme te Sampdoria. Fabio Paratici u promovua në rolin e zyrtarit kryesor të futbollit në klub, një vit e gjysmë më parë, pas largimit të mentorit të tij, Beppe. Ai ishte një komponent i rëndësishëm në blerjen e Cristiano Ronaldo, lojtari i parë që ka pagën e 30 milionë eurove në sezon, në Serie A. Një markë e gjallë, në të cilën është përqendruar Juventusi.
Po, sepse për të rritur qarkullimin e parasë, gjithashtu dhe mbi të gjitha, lojtarë të fortë dhe të blerë shtrenjtë janë të nevojshëm në momente strategjike. Thjesht mendoni për goditje të tilla si Andrea Barzagli, blerë vetëm për 300 mijë euro nga Wolfsburg, ose parametrat zero të Andrea Pirlo dhe Paul Pogba, përbërës të një mesfushë ëndrrash, e kompletuar nga Claudio Marchisio (rritur në klub) dhe Arturo Vidal, për të cin 10.5 milionë, plus 2 milionë bonuse ishin të mjaftueshme.
Andrea Agnelli në këtë dekadë drejtimi nuk ka të barabartë në histori. Një sukses që, dhjetë vjet më vonë, duket qartësisht dhe ndoshta është i përsëritshëm. Nuk ka gjëra të pamundura për Andrea Agnelli, i cili e filloi nga fundi deri sa arriti majat e futbollit italian. Tashmë po pret atë Olimp, të quajtur Champions, në të njëjtën kohë ëndërr dhe obsesion i këndshëm për të dhe familjen e madhe bardhezi.