Të gjitha paratë që bankat transportojnë jashtë janë 100% të siguruara dhe kthehen nga kompanitë e sigurimit. Pesha e kthimit mbrapsht të tyre nuk bie mbi shoqëritë shqiptare, pasi ato kthejnë vetëm një përqindje të caktuar të vlerës, shumën më të madhe e japin shoqëritë e risigurimit jashtë.
Pavarësisht kësaj, ekspertët thonë se vjedhjet janë kosto për bankat pasi dëmtojnë imazhin e tyre, në një kohë që procedurat për marrjen e parave kërkojnë kohë.
Rastet e vjedhjeve kanë rritur edhe primin e sigurimit për këto banka, kosto e cila paguhet nga qytetarët.
Elvin Meka sqaron se bankat nuk nxjerrin shpesh sasi parash jashtë, por vetëm në kushte të caktuara: kur plotësohet sasia e tyre në arkë dhe kur tepricat e depozitave në valutë të qytetarëve nuk jepen kredi në tregun e brendshëm.
Ekvin Meka fajëson për këto ngjarje shoqëritë e sigurimit fizik dhe kërkon ashpërsim të kodit penal, duke vendosur burg për kompanitë që nuk plotësojnë standardin.