Rritet ndjeshëm numri i pacientëve në gjendje të rëndë
11 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë përgjatë 24 orëve të fundit. Pesë prej viktimave ishin nga Tirana, ndërsa të tjerët ishin nga Durrësi, Berati, Fieri, Korça, dhe nga Shkodra, të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.
Rastet e reja- Rritje ka pësuar sërish numri i të infektuarve, me 835 raste të reja. Rekordin vijon ta mbajë kryeqyteti, me 306 raste.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, 18 në Librazhd, nga 14 raste në Kavajë, Peqin, nga 13 raste në Krujë, Përmet, Gramsh, nga 10 raste në Kukës, Dibër, nga 9 raste në Skrapar, Pukë, nga 7 raste në Elbasan, Kuçovë, 6 në Tepelenë, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Has, Malësi e Madhe, 3 në Mallakastër, nga 2 raste në Mat, Delvinë, nga 1 rast në Devoll, Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.481 që nga fillimi i epidemisë.
Shqetësuese mbetet situata në të 3 spitalet Covid, pasi numri i të shtruarve dhe pacientëve në gjendje të rëndë është në rritje. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.