Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përkujtuar sot 4 prillin e 2009-ës kur Shqipëria u anëtarësua në NATO.
“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Letoni.
Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë.
Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim, në faqen zyrtare të ambasadës amerikane.