Ne të gjithë kemi zakonet tona të këqija, dhe kjo është diçka normale. Por disa prej tyre, mund të jenë arsyeja pse karriera apo jeta juaj personale nuk shkojnë gjithmonë në drejtimin që dëshironi. Më poshtë po renditim 11 zakone të këqija, të cilat mund të jenë pengesë në rrugën e suksesit tuaj, ndaj dhe duhet të hiqni dorë prej tyre sa më shpejt.
1- Nuk flisni asnjëherë hapur
Shoqëria vazhdimisht na mëson të qëndrojmë kokëulur, të bindemi dhe të mos thyejmë rregullat. Por në rast se nuk merrni në sy ndonjë rrezik dhe nuk u tregoni njerëzve çfarë mendoni, asnjëherë do të lejoni të ndodhë diçka e madhe me ju. Bëni të dëgjohet zëri juaj, dhe mos kini frikë të shprehni mendimin që keni. Secili prej nesh meriton të ketë sukses.
2- Jeni gjithmonë vonë
Kjo mund të duket si një budallallëk, por nuk është kështu. Një person i suksesshëm është një person i besueshëm dhe i përkushtuar, kështu që nëse keni prirjen të jeni zakonisht vonë, askush nuk do t’iu marrë seriozisht. Dhe një fakt interesant:sipas një studimi nga Universiteti Shtetëror i San Françiskos në SHBA, vonesat e vazhdueshme lidhen me ankthin, vetëvlerësimin të ulët, dhe një prirje për të parë probleme.
3- Mbani inate
Nuk është se duhet ta bëni gjithëkënd si vetja, apo të jetoni duke kënduar lumturisht sikur jeta të qe një mjuzikëll. Por mos mbani inate, pasi e vërteta është se ato vetëm sa iu lënë prapa, dhe kanë një ndikim negativ mbi jetën tuaj. Në fakt, mbajtja e emocione të tilla të forta negative përbrenda, shkakton probleme serioze shëndetësore.
4- Jeni tërësisht konformistë
Nëse vërtetë mendoni se konformiteti të çon drejt popullaritetit dhe suksesit, nuk mund ta keni më gabim se kaq. Çdo herë që zgjidhni të udhëhiqeni nga të tjerët, dhe t’i ndiqni ata pavarësisht çdo gjëje, do të humbisni mundësi të mëdha. Mos u bëni konformistë! Apo ndoshta mendoni se njerëzit e suksesshëm si Stiv Xhobs dhe Majkëll Felps, janë gjithmonë të kënaqur me atë që ruan e ardhmja e tyre për ta?
5- Jeni tejet dorëshpuar
A mbeteni shpesh pa para në portofol, dhe një ekuilibër të madh në kartën tuaj të kreditit? Ky mund të jetë një reflektim mbi të ardhmen tuaj financiare. Kursimet janë të rëndësishme, dhe të qënit i organizuar me paratë dhe financat, ju shfaq si një person të ndjeshëm. Fillojeni me vendosjen e rregullave mbi buxhetin tuaj personal, dhe ndani një pjesë për emergjencat që mund të keni.
6- Jeni një person që i shtyn gjërat për më vonë
Ata që nuk mund të heqin dorë nga zakoni i tyre i keq i atyre që i lënë punët për më vonë, i njohin vështirësitë që sjell kjo. Ata humbasin mundësitë për të fituar para, pasi nuk arrijnë të përfundojnë në kohë projektet e tyre. Ata dëmtojnë reputacionin e tyre, pasi nuk munden të mbajnë fjalën, për të mos përmendur stresin që duhet të përballojnë çdo ditë të jetës së tyre. Prandaj ia vlen një ndryshim urgjent!
7- Jeni i pandershëm
Gënjeshtra mund të bëhet sëmundje, dhe një gënjeshtër çon gjithmonë tek një tjetër. Shumë shpejt do ta gjeni veten të rrethuar nga ky rreth vicioz, të cilit s’mund t’i shpëtoni. Zgjidhja? Jini të ndershëm që në fillim. Ndonjëherë mund të jetë frustruese të shohësh se si të tjerët arrijnë suksesin përmes gënjeshtrave dhe mashtrimeve, por është shumë më e kënaqshme dhe e dobishme të ndjekësh rrugën e së vërtetës.
8- Ankoheni shumë
Është një ide e mirë të thoni atë që vërtetë mendoni, veçanërisht në rast se ju pëlqen diçka. Por s’duhet ta teproni. Njerëzit kanë prirjen të shmangin njerëzit, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të kritikojnë për diçka. Për t’u bërë i suksesshëm lipset të jeni një magnet njerëzish, dhe jo një përzënës njerëzish.
9- Mbani njerëzit larg
Ne jemi qenie njerëzore, jetojmë në një shoqëri, dhe besojeni apo jo, kemi nevojë për miq. Çelësi i suksesit qëndron tek të paturit e një rrjeti të madh kontaktesh, që mund t’iu nxjerrin nga çfarëdolloj telashesh në të ardhmen. Rruga drejt suksesit mund të jetë e gjatë dhe e vështirë, por me ndihmën e të tjerëve ajo mund të bëhet shumë më e lehtë dhe e kënaqshme.
10- Nuk kujdeseni sa duhet për veten
Gjithmonë kujdesuni mirë për veten, pasi nuk ka dhuratë më të madhe se sa një shëndet i mirë. Stresi mund të bëhet armiku juaj më i keq, kështu që mos lejoni që shqetësimet e jetës së përditshme t’iu pengojnë të konsumoni ushqime të shëndetshme, të pushoni apo të shkoni në palestër. Trupi juaj do t’iu falenderojë më vonë për këtë.
11- Nuk punoni me gjuhën e trupit tuaj
Përshtypjet e para të mira janë thelbësore, por kështu edhe të dytat, të tretat dhe të katërtat. Besojeni apo jo, edhe trupi juaj flet, madje ndonjëherë shumë më tepër nga fjalët. Mësoni të veproni si një person i besueshëm dhe me vetë-besim, dhe madje edhe nëse s’ ndiheni i tillë, ju prapë mund të bëheni ai person. Vendosni përherë kontaktin me sy me personin që po bisedoni, dhe mbani një qëndrim të drejtë të trupit.