Një grua 113-vjeçare spanjolle është bërë personi më i moshuar në botë që ka arritur t’i mbijetojë koronavirusit.
Maria Branyas, e cila ka 3 fëmijë dhe 11 nipër e mbesa, e kaloi sëmundjen në azilin ku jetonte në qytetin Olot, në lindje të Spanjës.
Gruaja i ka mbijetuar edhe gripit spanjoll që pushtoi botën në 1918-1919, duke vrarë 50 milionë njerëz.
Gjithashtu, i ka mbijetuar Luftës së Parë Botërore (1914-1918), Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) dhe Luftës Civile në Spanjë (1936-1939).