Bota Erdogan në kundrarrymë, ndërsa të gjithë po lehtësojnë masat, Turqia me tjetër...

Erdogan në kundrarrymë, ndërsa të gjithë po lehtësojnë masat, Turqia me tjetër kufizim katër-ditor

Turqia do të prezantojë një kufizim të pjesshëm katër-ditor të lëvizjes, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i cili do të hyjë në fuqi në mesnatën e së premtes, tha Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Karantina është ngritur në 300 vendbanime, ndërsa ajo vazhdon të jetë në fuqi në 112 vende, tha Erdogan në një fjalim televiziv pas një takimi të kabinetit në Stamboll.

Sipas tij, kufizimi katër-ditor i lëvizjes do të fillojë në mesnatën e 15 majit.

Kufizimi i parë i lëvizjes u deklarua në 11-12 prill, pasuar nga një seri prej tyre gjatë javëve të kaluara.

Personave mbi moshën 65 vjeç do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre në 17 maj midis 11 e mëngjesit dhe 5 pasdites, me orën lokale, duke respektuar distancën dhe duke veshur maska.

Fëmijët nën moshën 20 vjeç do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre në 20 dhe 22 maj gjatë së njëjtës periudhë.

Në të njëjtën kohë, janë hequr kufizimet e udhëtimit për zonat e Adana, Dijarbakir, Mardin, Trabzon, Ordu, Denizli, Kahramanmaras, Sanliurfa dhe Tekirdag, si pjesë e procesit të normalizimit.

Erdogan gjithashtu tha se më shumë se 2 miliard dollarë ishin mbledhur si pjesë e fushatës Kombëtare të Solidaritetit.

Turqia konfirmoi 3.786 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi të dielën, ndërsa afro 92,700 njerëz u shëruan nga sëmundja. Aktualisht ka 138,657 raste të infeksionit në vend.