Sport 12 ndeshje pa humbje, Kosova i lë “targën” Brazilit dhe…Serbisë

12 ndeshje pa humbje, Kosova i lë “targën” Brazilit dhe…Serbisë

Përfaqësuesja e Kosovës i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e bëra që prej nëntorit të vitit 2017-të. Teksa me e barazimin e regjistruar ndaj Bullgarisë, “dardanët” e kanë çuar në 12 numrin e ndeshjeve pa humbje radhazi, duke u bërë skuadra e parë në botë për sa i përket pathyeshmërisë.

Ecuria pozitive e Kosovës nisi në sfidën ndaj Letonisë të zhvilluar në nëntor të 2017 dhe që atëherë skuadra e trajnerit Shaland nuk njeh humbje duke mbajtur vendin e parë në listën e skuadrave të pathyeshme.

“Dardanët” ndiqen nga Afrika e Jugut me 11 ndeshje pa humbje, ndërkohë që kombëtaret me emër si Brazili, Portugali, Anglia, qëndrojnë shumë poshtë në listë.

SKUADRAT ME MË SHUMË NDESHJE PA HUMBJE:

Kosova 12

Afrika e Jugut 11

Mali 9

Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Portugali, Serbi 8

Brazil, Angli, Marok, Nigeri, Katar 7

Gjermani 4

Francë 3

Belgjikë, Spanjë 2