Kryesore 12 të vdekur dhe 637 raste të reja me Covid

12 të vdekur dhe 637 raste të reja me Covid

12 qytetarë të prekur me Covid-19 nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin gjatë 24 orëve të fundit të vendin tonë. Bie në sy fakti që mes personave që kanë humbur jetën gjatë ditës së fundit është dhe një person vetëm 29 vjeç.

“Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar  nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç”.

Sa i përket numrit të rasteve të reja, ai vijon të mbetet i lartë, me 637 raste pozitive.

“Janë kryer 2657 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 637 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 249 raste në Tiranë, 56 raste në Lezhë, 45 raste në Shkodër, 35 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Mat, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Durrës dhe Mirditë, 13 raste në Sarandë dhe Dibër, 12 raste në Berat, 10 raste në Tepelenë, 8 rste në Pogradec dhe Korçë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Pukë, 5 raste në krujë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Skrapar, 4 raste në Librazhd, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, 2 raste në Has, Lushnje, Përmet, Kuçovë, 1 rast në Tropojë, Mallakastër”.

Numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.381 që nga fillimi i epidemisë.