Për ata që kërkojnë të eksplorojnë Parisin, Barcelonën dhe Londrën, Europa Lindore ofron qytete me muzetë botërore, bukuri natyrore befasuese dhe arkitekturë që daton që nga mesjeta. Nëse është hera e parë që udhëtoni për në Europën Lindore, në këtë artikull mund të gjeni disa sugjerime interesante.
Liqeni i Shkodrës –Shqipëri
Në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, ju mund të gjeni liqenin më të madh në Evropën Jugore. Liqeni i ofron vizitorëve një panoramë mjaft të bukur, brigjet relaksuese dhe shumë mundësi për shëtitje, çiklizëm, ndërsa me mjete të vogla lundruese mund të shijoni pastërtinë që ofrojnë ujërat e liqenit të Shkodrës.
Miniera e kripës Wieliczka-Poloni
Në Krakov ju mund të shihni minierën e kripës. Ajo ndodhet në qytetin Wieliczka në jug të Polonisë, qëndron brenda zonës metropolitane të Krakowit. E hapur në shekullin e XIII-të, miniera ka prodhuar kripë deri në vitin 2007. Ajo është një nga minierat më të vjetra të kripës në botë. Atraksionet e minierës përfshijnë dhjetra statuja dhe katër faltore të gdhendura nga kripërat e gurit nga minatorët. Skulpturat e vjetra janë plotësuar me gdhendje të reja të bëra nga artistë bashkëkohorë. Rreth 1.2 milionë njerëz vizitojnë minierën e kripës çdo vit. Miniera e kripës është mbi 287 km e gjatë dhe është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Turistët udhëtojnë në Poloni për të parë pikat kryesore të minierave, duke përfshirë skulpturat e kripës dhe liqenet nëntokësore.
Ndërtesa e Parlamentit Hungarez
Njihet si Parlamenti i Budapestit dhe është ndërtesa më e madhe në Hungari dhe një nga godinat më të mëdha të Parlamentit në botë. Fasada simetrike e jashtme është e dizajnuar në stilin gotik të ringjalljes, por brenda është po aq mbresëlënëse. Nëse dëshironi ta shihni nga afër këtë objekt rezervoni turneun tuaj paraprakisht për të shmangur pritjen në linja të gjata.
Malet Tatra, Sllovaki
Malet Tatra të Sllovakisë ofrojnë shëtitje, ski dhe argëtime dimërore pafund. Vendet e shumta malore ofrojnë pushim për Alpinistët në verë dhe skiatorë në dimër. Pikëpamjet piktoreske janë aq të bukura sa çdo vizitor do e linin pa frymë.
Kështjella Bran, Rumani
Pranë Brasovit, Rumani, gjendet varri legjendar i Count Drakulas. Nuk do të gjeni një vampir të përgjakur në Kështjellën Bran, por do të mësoni rreth historisë së Drakulës dhe rajonit të Transilvanisë në turin tuaj.
Lugina e Grave të Bukura-Hungari
Pas eksplorimit të rrënojave të kalasë në Eger në Hungari, merrni një autobus në një distancë të shkurtër për në luginën Grave të Bukura. Në këtë vend ju mund të shijoni pamjen e bukur dhe piktoreske që ofrohet, gjithashtu mund të shijoni edhe verën e kuqe dhe të bardhë, që njihet si prodhim i asaj zone.
Liqenet Plitvice, Kroaci
Në jug të Zagrebit ndodhet parku kombëtar i liqeneve të Plitvicës që është një nga destinacionet më të njohura në Kroaci. Kaloni një ditë duke ecur pranë liqeneve që ofrojnë pamje të mrekullishme si dhe shijoni ujëvarat pranë kësaj zonë.
Cesky Krumlov, Republika Çeke
Ndoshta është qyteti më piktoresk në Republikën Çeke; ideale është një udhëtim me tren apo autobus nga Praga. Së pari, bëni një shëtitje në këmbë në këtë qytet të vogël dhe të çuditshëm, dhe pastaj zgjidhni një nga vendpushimet e shumta që ofrohen atje për të pushuar apo për të shijuar një drekë apo një darkë me gatimet tradicionale.
Pazari i Shkupit, Maqedoni
Në kryeqytetin e Maqedonisë, do të gjeni një bashkim të kulturës Lindore dhe Perëndimore. Drejtohuni në pazarin e Shkupit për të blerë mrekullitë e shijshme turke, me cilësi të lartë.
Qendra e qytetit Timisoara, Rumani
Kafenetë moderne dhe restorantet me çmime të pranueshme, qendra piktoreske e Timishoaras do t’ju joshin pafund në këtë vend. Merrni një turne me biçikletë për të mësuar më shumë për historinë e këtij thesari rumun, i cili do të shkëlqejë si Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2021.
Liqeni Balaton, Hungari
“Deti hungarez” është i mbushur me hungarezët gjatë muajve të verës, korrik dhe gusht. Bashkohuni me ta në një vendpushim relaksues të liqenit, ose në një nga festivalet e mëdha që zhvillohet çdo verë, të tilla si legjenda Balaton Sound ose Eklektik Samsara Yoga dhe Festivali i Muzikës Trance.
Banska Stiavnica, Sllovaki
Në Sllovakinë jug-qendrore, Banska Stiavnica, ky qytet historik i UNESKO-s për Trashëgiminë Botërore fitonte para nga minierat. Sot, vizitorët ende mund të bëjnë shkojnë në zonat e vjetra të minierës. Po ashtu të shikojnë kishat e shekullit të 16-të, pallatet e Rilindjes dhe kështjellën mesjetare në qendrën e qytetit.