12 persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Numri më i lartë i viktimave është nga Tirana që ndiqet pas nga Elbasani.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini”.
Ditën e sotme është regjistruar një numër i lartë të infektuarish. 832 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Edhe sa i përket rasteve ditore, qyteti me numrin më të madh të infektimeve është Tirana. Një numër i lartë rastesh është regjistruar edhe në Fier me 100 të infektuar.
“Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 832 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë”.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë. 39 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 11 pacientë janë të intubuar.
Një lajm i mirë vjen sa i përket të shëruarve. Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 832 qytetarë ndërsa janë regjistruar në total 39 014 raste. Aktualisht janë 18 808 raste aktive me Covid-19.