Turqia vijon për të katërtën ditë operacionin kundër forcave kurde në Siri, ndërsa kjo ka shkaktuar mjaft reagime brenda dhe jashtë vendit, por Ankaraja po përpiqet t’i qetësojë ato, të paktën në turqi.
121 persona janë arrestuan në kryeqytetin turk me akuzën e propagandës terroriste, për shkrimin në mediat sociale, të mesazheve kritike ndaj ofensivës ushtarake turke dhe gati 500 persona janë vënë nën hetim.
NATO është e shqetësuar për situatën dhe e ka bërë të njohur atë përmes sekretarit të saj të përgjithshëm Stoltenberg, i cili tha se ‘përjashtim i Turqisë nga ‘Pakti i Atlantikut’ nuk është në pyetje.
Por kjo nuk duket se e ka qetësuar shpirtin turk të Presidentin Erdogan i cili dje kërcënoi Brukselin të mos e përcaktonte operacionin ushtarak në Siri si pushtim, në të kundërt ai do hapte dyert e Turqisë, përmes të cilave gati 4 milion refugjatë sirianë do të derdheshin në Europë. Përkundrazi, Turqia, përmes Ministrit të Jashtëm ka kërkuar ndihmë nga NATO, e cila nga ana e saj ka bërë thirrje për ndalimin e ofensivës.
Edhe Europa ka treguar nervozizëm të madh, por si zakonisht me fjalë të mjegullta dhe fjalët e Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, duken kërkesa që mbeten pa përgjigje,
“Turqia duhet të kuptojë se ne duam të shmangim një katastrofë tjetër humanitare me përmasa gjigande dhe nuk pranojmë që çështja e refugjatëve të përdoret si armë shantazhi”.
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Europën për rreziqet e sulmeve ruse në Siri. Sipas tij, militantët e ISIS mund të shpëtonin nga kampet e kontrolluar nga kurdët sirianë dhe të futeshin në shtetet europiane.
SHBA vazhdojnë ta kërcënojnë Turqinë me sanksione, ndërsa situata humanitare po përkeqësohet edhe më shumë. Popullsia lokale kurde dhe civilët turq po përjetojnë aktin më të dhimbshëm të dramës siriane.