13 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se në total janë testuar 3877 raste të dyshuara, ku pozitivë janë konfirmuar 446 raste, tha dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.
Gjatë 24 orëve të fundit, listës së të shëruarve i janë shtuar 20 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 217.
Aktualisht në spitalin infektiv janë shtruar 41 persona. 6 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 2 prej tyre janë shëruara
Në spitalin Covid 2 janë 8 pacientë të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive aty, ku 5 prej tyre janë të intubuar.
Betejën me sëmundjen deri më tani e kanë humbur 23 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 215 raste
Durrës 41 raste
Lushnje 6 raste
Elbasan 15 raste
Fier 32 raste
Kavajë 8 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 17 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 57 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 rast
Has 12 raste
Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
Pukë 5 raste
Mirditë 3 raste