Katër qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Viktimat janë nga Tirana, Elbasani, Shkodra dhe Përmeti, të moshave 53- 82 vjeç.
Rastet e reja- Janë kryer 2389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 130 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 9 raste në Gjirokastër, 8 raste në Sarandë, 7 raste në Shkodër, Devoll, 6 raste në Fier, Skrapar, 4 raste në Vlorë, Pogradec, 2 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Kamëz, Kuçovë, Vorë, 1 rast në Pukë, Mat, Dibër, Malësi e Madhe, Gramsh, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 698 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,163 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 142 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.