Kryesore 14 viktima dhe 873 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

14 viktima dhe 873 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Numri i vdekjeve dhe i rasteve të reja të infeksionit me Covid-19 në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rezultojnë 873 të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga 2714 testime që janë kryer.

364 raste janë në Tiranë, 100 raste në Fier, 67 raste në Durrës, 57 raste në Elbasan, 45 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 25 raste në Lezhë, 22 raste në Librazhd, 19 raste në Krujë dhe Sarandë, 18 raste në Lushnje, 13 raste në Kubrin, 11 raste në Malësi e Madhe, 10 raste në Koçë, Përmet, Peqin, 9 raste në Tepelenë, 7 raste në Delvinë, 6 raste në Gjirokastër, Mallakastër, 5 raste në Pukë dhe Gramsh, 4 raste në Kukës, 2 raste në Kolonjë, 1 rast në Devoll, Has, Vlorë, Berat, Pogradec, Dibër, Kuçovë.

Viktimat- Për fat të keq, 14 pacientë nuk e kanë fituar betejë me Covid-19. Viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gjirokastra,  1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kuçova të moshave 56-84 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 537 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.609 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.