Extra 15 mënyra sesi mund të bëni një burrë të dashurohet me ju

15 mënyra sesi mund të bëni një burrë të dashurohet me ju

Të dukeni gjithnjë mirë

Mos harroni burrat janë qenie vizuale, dhe tërhiqen menjëherë nga imazhi juaj. Atij do ti duhet kohë të njohë botën tuaj, dhe nuk do të lodhet për këtë, nëse veshja apo imazhi yt nuk e tërheq menjëherë. Bëni kujdes të dukeni gjithnjë perfekte kur të dilni në një takim. Jepini rendësi loook-ut tuaj.

Era e mirë

Një parfum i lehtë, ose era kundërmuese e një sapuni do ta tërheq gjithnjë një mashkull. Kujdesuni që të hidhni gjithnjë në trupin tuaj, pak erë të mirë. Një burrë do ta ndjej gjithnjë atë.

Buzëqeshja

Kur një grua buzëqesh me ngrohtësi para tij, e inkurajon mashkullin të gërmojë më tepër për të. Ai do ta kërkojë sërish atë buzëqeshje, kështu që do të kërkojë një takim të dytë. E nëse ka një takim të dytë, do të ketë e një të tretë.

Bëjani punët më të lehta

Përpiquni të ndikoni në vendimet e tij, të jeni e domosdoshme në gjërat që ai bën. Kështu ai do kërkojë gjithnjë të ketë pranë në lëvizjet që do të bëjë, duke dashur ndihmën tuaj.

Tregoji që e respekton veten

Kur një burrë sheh një grua që e respekton veten, atëherë ai kupton që ia vlen përpjekja. Ai dëshiron të jetë pranë dikujt e cila ka vlera e parime në jetë.

Luaj, le të kuptohet

Edhe pse është një burrë që duhet ta ndjekë gruan, ai duhet të marrë sinjalet e duhura për ta bërë atë. Përpiquni të bëni lojëra fjalësh, ti tregoni atij në mënyrë indirekte se çfarë dëshironi, e lëreni atë të zgjedh, në do të jetë pjesë e lojës, apo jo. Por, përpiquni të luani bukur.

 

Ji e vërtetë me të

Mos u përpiqni të bëheni gruaja që nuk jeni. Silluni thjesht dhe tregoni veten tuaj, kjo do ta bëjë lidhjen më të lehtë e pa shumë komplikime.

Jini e gatshme, por jo e dëshpëruar

Kur ai kërkon kohë që të rrijë me ju, jepjani kohën e duhur. Përgjigjuni telefonatave të tij, por mos u bëni posesive me telefonatat tuaja. Lëreni atë të bëjë më shumë veprime, e mos tregoni asnjëherë kur jeni e dëshpëruar. Një burrë do të largohej nga kjo gjendje, sidomos në fillim të një lidhjeje.

Ji falënderuese

Kur ai bën një veprim të mirë për ju, përpiqu t’ia kthesh me mirënjohje. Lëri të kuptojë se sa shumë e vlerësoni gjestin e tij.

Bëjini atij pyetje

Një burrë e do më shumë një grua kur ajo interesohet për të. Përpiquni të jeni në jetën e tij përmes pyetjeve, por pa e tepruar.

Suprizoheni

Mund ti jepni një puthje papritur në faqe, apo ti blini një dhuratë të këndshme. Bëj diçka të tregosh se edhe ti di të luash. Burrat e duan një femër që luan me hijeshinë e saj.

Besoji

Sa më shumë një burrë ndjen se femra i beson atij, aq më shumë ai i beson asaj. Gruaja që di të mbajë sekretin mund ti besosh pa frikë. Ashtu siç ju mund të mbani një rrezik për të ashtu dhe ai mund ta mbajë atë për ju.

Mos harroni ta përqafoni

Përqafimet janë të rëndësishme në një lidhje. Ato tregojnë ngrohtësi, intimitet, besim. Nëse përqafoni një burrë ai do të dojë të rrijë më shumë me ju, duke u afruar më pranë zemrës suaj.

Të jesh aty për të

Kur ai sheh përkushtimin tuaj, bëhet më i afërt me ty. Ai do ta kthejë në njëmijë mënyra këtë përkushtim. Përpiquni ti tregoni se ai është i rëndësishëm për ju.

Ec me ritmin e tij

Ju mund të jeni karaktere të ndryshme dhe të keni mënyrat e tuaja për ti kryer veprimet. Por një burrë nuk do ta donte një grua i bën lëvizjet ngadalë, ndërkohë që ai ka ecur me një tjetër ritëm. Përpiquni të ndiqni ritmin e tij. Kjo e bën një lidhje më të fortë.