Extra 15 vjet pas “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker mbetet ende...

15 vjet pas “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker mbetet ende influencuese

Janë të paktë aktorët që kanë fatin të kenë një stil të veçantë si ai i Sarah Jessica Parker. 15 vjet pas mbarimit të “Sex and the City”, personazhi i luajtur nga ajo, Carrie Bradshaw vazhdon të mbetet një nga personazhet televizivë më me influencë i të gjitha kohërave, madje edhe për gruan që e luajti atë.

Në ballon e përvitshme “New York Ballet Fall Fashion Gala”, Parker mori një faqe nga libri i veshjeve të Bradshaw, duke e kombinuar fustanin e saj madhështor nga Zac Posen me një palë sandale me taka ku secila kishte një ngjyrë të ndryshme. Ashtu si Carrie e përdori këtë look në sezonin e tretë të serialit në episodin “Escape from New York” ku ato bëjnë një udhëtim të paharrueshëm në Los Angeles, Parker e përdori këtë look në një stil pak më dramatik, duke dalë nga shtëpia e saj me një fustan në ngjyrë rozë të ndezur.

Sandalet me shkëlqim dhe gura ishin zgjedhja perfekte për fustanin që Sarah kishte zgjedhur, tërësisht jashtë parashikimeve dhe një veshje që dukej sikur sapo kishte dalë nga ndonjë përrallë, ideale për një mbrëmje dedikuar artit transformativ. Në një postim në instagram, Parker falënderoi stilistin e fustanit dhe të gjithë ata që ishin përfshirë në suksesin e këtij eventi bamirësie. “Një nga ato netët aq magjike sa të duhen prova që ka ndodhur me të vërtetë”, shkroi ajo. Fatmirësisht, kujtimet e mediave sociale zgjasin përgjithmonë dhe fotot e Parker me atë fustan dhe sandalet e pakombinuara do jenë gjithmonë aty kur të duam ti shohim.