Mami donte të më lidhte me shokun e të dashurit të saj dhe ai do t’i jepte 100 mijë lekë”. Kështu deklaroi Xhuliana Karaj, e cila ishte sot bashkë me babain e saj, Alfredin në një rrëfim live për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”. 16-vjeçarja tregon në një rrëfim të pazakontë një të vërtetë të hidhur për nënën e saj, e cila i ka braktisur bashkë me 3 motra dhe vëllezërit e tjerë dhe ka ikur me të dashurin.
Xhuliana tha se nëna e saj, Shqipe, pasi ishte larguar nga banesa, e kishte marrë të bijën në telefon dhe i kishte dërguar me makinë në Fushë-Krujë djalin me të cilin e mitura duhej të lidhej.
“Mami më mori pa numër. E njoha nga zëri. Më tha eja atje fshehurazi babit. Makina erdhi dhe më çoj në Krujë. Nuk më ngacmoi fare. Madje do më jepte lekët por unë s’kam mbajtur lekët. I thash ‘Jepja mamit’.
INTERVISTA ME VAJZEN
Pse nuk i tregove babit, por e dije prej 4 vitesh historinë e mamait?
Mami më kërcënonte që mos t’i tregoja babait. Dhe ai më kërcënonte. “Kam me të vra, kam me të ‘ashtu’”.
Ke pasur kontakt me mamin tënd?
Jo s’kam asnjë kontakt. Nuk ia kam numrin e telefonit.
Nuk i kishe numrin e telefonit?
Jo s’e kisha.
Je kujdesur për motrat dhe vëllezërit? Sa e vështirë është jeta pa mamin?
Jam e lidhur me babin. Më parë kam qenë lidhur me mamin.
Të ka marrë malli për mamin?
Jo s’më ka marrë.
S’ke asnjë mesazh për mamin?
Jo. Mami më ka detyruar mua që të shkoja me shokun e të dashurit të saj, se do t’i jepte 100 mijë lekë.
Kur ndodhi kjo Xhuliana?
Mami më mori një ditë në telefon me numër privat. E njoha nga zëri. Më tha eja atje fshehurazi babit.
Ku të çoi ky person?
Më mori e më çoi në Krujë.
Të ngacmoi?
Jo nuk më ngacmoi fare. Madje do më jepte lekët por unë s’i kam mbajtur lekët. I thash ‘Jepja mamit’. Unë në orën 00:00 pashë mamin dhe të dashurin e vet në shtëpinë tonë.
Të tha mami në momentin kur u largua: Hajde me mua.
Jo s’më tha.
Ku jeton mami?
Tek i dashuri i vet.
Pse nuk shkon tek gjyshja dhe gjyshi?
Jo nuk shkoj.
Do shkosh të jetosh më mamin po të tha ‘eja jetoni me mua’?
Jo s’do iki.