Shoqe të ngushta për 17 vjet, por zbulojnë se janë motra dhe kjo është më shumë se emocionuese, njoftoi CNN.
”Një histori e bukur që gjeti hapësirë të bollshme në shumë gazeta amerikane”, shkruan CNN.
Vajzat e reja nga Filadelfia, Ashley dhe Latoya, kanë qenë shoqe të shkëlqyera për shumë vite. Miqësia e tyre daton prej 17 vitesh dhe pas verifikimeve ka rezultuar se janë motra me të njëjtin baba.
CNN gjithashtu ka treguar detaje befasuese të kësaj ngjarjes. Të dy gratë gjithmonë dukeshin njësoj: edhe hapësirën midis dy dhëmbëve të parë e kishin të njëjtë.
Duke parë fotot në internet, një mik i nënës së Ashley e cila vdiq 11 vjet më parë, ka zbuluar burrin me të cilin shoqja e saj kishte pasur një lidhje të shkurtër shumë vite më parë.
Testi i ADN-së hoqi çdo dyshim.
Më 21 shkurt, rezultatet e testit konfirmuan se babai i Latoya-s ishte babai i vërtetë edhe i Ashley, e cila komenton si “jashtëzakonisht emocionuese”.