Bota Nëntë ekspertë kinezë me mision special në Itali

Nëntë ekspertë kinezë me mision special në Itali

Nëntë ekspertë kinezë mjekësorë dhe 31 ton furnizime mjekësore, përfshirë plazmën e përdorur për të rikuperuar pacientët e infektuar nga koronavirusi, kanë mbërritur në Itali nga linja ajrore kineze për t’i ndihmuar ata të merren me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Konkretisht, në Twitter u shfaq informacioni që mjekët kinezë janë në një aeroplan drejt Italisë për të ndihmuar italianët të luftojnë me koronavirusit, dhe Corriere della Sera gjithashtu postoi një foto të tyre duke zbritur në aeroportin “Fiumicino”.

“Nga Shanghai, mjekët kinezë vijnë në Itali me 31 ton furnizime mjekësore për t’i ndihmuar ata të përballen me virusin”, shkroi gazeta e njohur Twitter-in e saj.

Pas Kinës, vendit prej nga ku shpërtheu virusi, Italia është ajo që është katandisur si “Kinë” e Europës me valë infektimesh në masë. Ndërkohë, Kina vetë ka shpallur fundin e infeksionit, e kjo pas disa javësh karantinimi masiv.