Numërimi i fletëve të votimit ka mbaruar në 18 bashki të vendit. Pjesa më e madhe e tyre është fituar nga Partia Socialiste.
Nga ana tjetër Partia Demokratike ka arritur të fitojë në katër bashki. Bëhet fjalë për bashkitë Has, Tropojë, Mirditë dhe Fushë-Arrëz.
Ndërkohë selia rozë ka mundur që të fitojë 14 bashki të tjera, Klos, Mat, Belsh, Librazhd, Cërrik, Tepelenë, Kolonjë, Pukë, Himarë, Konispol, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull dhe Libohovë.
Bashkitë që kanë përfunduar numërimin dhe si janë ndarë partitë sipas të dhënave në KQZ:
Klos: PS 46.55%; PD 47.01%; LSI 2.15%
Mat: PS 51.21%; PD 41.81%; LSI 3.18%
Belsh: PS 55.52%; PD 39.46%; LSI 1.47%
Librazhd: PS 60.82%; PD 31.66%; LSI 4.83%
Cërrik: PS 59.09%; PD 29.92%; LSI 8.53 %
Tepelenë: PS 34.33%; PD 24.45%; LSI 12.84%
Kolonjë: PS-53.32% PD 33.44% LSI 11.13%
Has: PS 35.48%; PD 63.44%; LSI 0.21%
Tropojë: PS 31.87%; PD 66.37%; LSI 0.12%
Mirditë: PS 38.97%; PD 47.12%; LSI 9.15%
Fushë-Arrëz: PS 34.54%; PD 40.88%; LSI 10.9%
Pukë: PS 47%; PD 36.9%; LSI 4.65%
Himarë: PS 59.86%; PD 32.2%; LSI 5.92%
Konispol: PS 56.98%; PD 34.53%; LSI 5.94%
Memaliaj: PS 55.79%; PD 23.95%; LSI 17.06%
Këlcyrë: PS 51.30%; PD 31.37%; LSI 14.92%
Dropull: PS 54.39%; PD 21.81%; LSI 21.70%
Libohovë: PS 49.34%; PD 38.45%; LSI 8.75%