Vazhdon të qëndrojë i lartë numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit 18 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. 9 nga viktimat ishin nga Tirana, 3 nga Fieri, 2 nga Elbasan, ndërsa viktimat e tjera ishin nga Tropoja, Korça, Durrësi dhe Kruja.
Rastet e reja- Edhe numri i rasteve të reja vazhdon të qëndrojë në nivele të larta. Nga 2.264 testime kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
349 raste në Tiranë, 49 raste në Vlorë, 41 raste në Lushnje, 39 raste në Lezhë, 32 raste në Shkodër dhe Korçë, 31 raste në Tepelenë, 23 raste në Berat dhe Gjirokastër, 22 raste në Librazhd, 20 raste në Krujë dhe Mat, 16 raste në Durrës dhe Dibër, 15 raste në Tropojë, 10 raste në Has, 9 raste në Devoll dhe Kuçovë, 8 në Kukës, 7 në Malësi e Madhe, 6 raste në Elbasan dhe Mallakastër, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Fier dhe Delvinë, 2 raste në Kavajë, Pukë, Bulqizë, 1 në Kurbin, Sarandë.
Të shëruarit – Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.974 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar.