Aktualitet 18-vjeçari vrau me thikë 19-vjeçarin, Policia jep detaje për vrasjen në Fier:...

18-vjeçari vrau me thikë 19-vjeçarin, Policia jep detaje për vrasjen në Fier: Konflikti për motive të dobëta

Një 19-vjeçar ka mbetur viktimë si pasojë e një goditje me thikë në qendër në qytetit të Fierit.

Sipas policisë, dyshohet që autori i ngjarjes është një 18-vjeçar, me inicialet F. M.

Mësohet sherri ka nisur fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas ka agravuar në përleshje fizike mes disa personave në qendër të qytetit të Fierit.

Dyshohet se ka qenë 18-vjeçari që ka nxjerrë thikën dhe ka goditur të riun me iniciale G. B, i cili është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të iu rezistojë plagëve të marra.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.