Aktualitet Nga “arrest në burg” në spital psikiatrik, Gjykata ndryshon masën e sigurisë...

Nga “arrest në burg” në spital psikiatrik, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për Jetnor Zhabolin

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për Jetnor Zhabolin, ekonomistin që mbante të izoluar dhe në mbikëqyrje kamerash sigurie familjarët e tij.

Pas paraqitjes së akt-ekspertizës psiko-ligjore gjykata ndryshoi masën nga “arrest në burg” shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik.

Sipas akt-ekspertimit Zhaboli ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve për të cilat u arrestua.