Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht dhe po heton në gjendje të lirë një kirurge për mjekim të pakujdesshëm.
Policia bën me dije se mjekja me iniciale J.K 43 vjeç bëri ndërhyrje kirurgjikale tek pacientja 18-vjeçare me iniciale K.I, ditën e shtunë më 8 korrik.
Pak pas operacionit, pacientja ndërroi jetë për arsye ende të panjohura.
Ndërkohë, familjarët e adoleshentes kanë bërë kallëzim në polici dhe thonë se 18-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.
Grupi hetimor i policisë po kryen veprime në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.