Një 19-vjeçare ka shitur virgjërinë e saj për 1.2 milion euro, përmes një agjensie famëkeqe shoqërimi online.
Ekaterina, e cila është e regjistruar si Katya në “Escorts Cinderella”, është me origjinë nga Ukraina veri-lindore, por aktualisht banon në Shtetet e Bashkuara. Në dhjetor agjensia zbuloi që ajo planifikoi të shiste virgjërinë e saj, e cila u verifikua nga një mjek.
Këtë javë ajo pohoi se ia kishte shitur virgjërinë një biznesmeni nga Mynihu, 58 vjeç, i cili është pronar i disa palestrave në të gjithë Evropën.
Ai pagoi plot 1.2 milion Euro për 19-vjeçaren, e cila tha se ajo ka planifikuar që këto para t’i shpenzojë në udhëtime luksi dhe në një jetë të mirë ku nuk do t’i mungojë asgjë.
Por jo vetëm kaq, ajo thotë se 58-vjeçari i ka premtuar asaj që do t’i japë çdo muaj një shumë prej 10 mijë eurove.
Duke folur për FEMAIL, Katya pranoi se vendimi për të shitur virgjërinë e saj nuk ishte i lehtë.
“Por është një situatë e favorshme… Ose do zgjedhësh që ta humbësh virgjërinë me dikë që e do, ose do fitosh mijëra euro”.