Aktualitet 197 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri

197 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri

??????????

Ka shkuar në 197 numri të infektuarve në Shqipëri me koronavirus.

Në një deklaratë për mediat Silva Bino, nga Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona dhe kanë rezultuar pozitiv 11, ndërsa në total deri më tani janë kryer 1325 teste.

Ndërkaq numri i viktimave ka shkuar në 10, ndërsa në spitalin Infektiv aktualisht ndodhen të shtruar 74 pacientë, ku 4 janë në gjendje kritike.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

 

Tiranë           113 raste

Durrës           11 raste

Lushnje         4 raste

Elbasan         5 raste

Rrogozhinë   2 raste

Fier               21 raste

Kavajë          4 raste

Korçë            12 raste

Vlorë            5 raste

Shkodër        4 raste

Lezhë            4 rast

Berat             1 rast

Has               2 raste

Krujë            3 rast

-Tropojë          3 raste

Pukë               3 raste

Ministria bën me dije se 33 pacientë janë shëruar, mes tyre edhe 6 punonjës shëndetësie, 3 mjekë.

Edhe në këtë dalje, u është bërë sërish thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të qëndrojnë në shtëpi, të mos drejtohen menjëherë në urgjencë nëse dyshojnë se janë prekur nga Covid-19 por të telefonojnë 127.