Kosova 20 vjet nga bombardimet në ish-Jugosllavi, Bill Clinton viziton Kosovën

20 vjet nga bombardimet në ish-Jugosllavi, Bill Clinton viziton Kosovën

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton pritet të zhvillojë nesër një vizitë në Kosovë.

Vizita e ish kreut të Shtëpisë së Bardhë në Prishtinë përkon me 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO në Kosovë. Bill Clinton pritet të mbajë dhe një fjalim në ceremoninë e rastit për këtë ditë të shënuar të historisë së Kosovës së pavarur.

Në vitit 1999, ish-presidentin Clinton dhe vendet kryesore të NATO morën vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë.

Në ceremoninë për 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO në Kosovë pritet të marrin pjesë dhe shumë ish zyrtarë të huaj të asaj kohe.