Politika Ambasadorët e huaj takim me kryeministrin Rama

Ambasadorët e huaj takim me kryeministrin Rama

Pas dekretimit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, ambasadorët e huaj do të zhvillojnë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.

Mësohet se takimi do të mbahet në kryeministri.

Më herët ambasadorët e huaj kishin një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Konferenca e jashtëzakonshme e kreut të shtetit Ilir Meta mëngjesin e sotëm ku renditi arsyet e shtyrjes së datës së zgjedhjeve solli dhe mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste ku mësohet se Edi Rama, ka deklaruar: Të enjten debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentat kundër këtij vendimi të Presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Presidentit.