Superylli portugez Cristiano Ronaldo pritet të bëhet me skuadër të re pas Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Siç bëhet e ditur nga “Marca”, Ronaldo pritet t’i bashkohet skuadrës së arabe Al-Nassr pas Kupës së Botës, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje në vlerë prej 500 milionë eurosh me klubin nga Arabia Saudite.
37-vjeçari është në kërkim të skuadrës së tij të re, pasi Manchester United i shkëputi kontratën në përgjigje të intervistës bombastike të tij me Piers Morgan, raporton KosovaPress.
Krerët e United ishin të nevrikosur që Ronaldo e pranoi; se ai nuk ka respekt për Erik ten Hag dhe se akuzoi drejtuesit e klubit se ata dështuan për të përmirësuar kushtet në qendrën stërvitore.
Ronaldo, i cili kishte edhe shtatë muaj të mbetur në kontratën e tij me “Djajtë e Kuq” e cila kishte një vlerë prej 580,000 në javë, nuk mori dëmshpërblim nga United pas largimit të tij.
Por “Pesë herë fituesi i Topit” raportohet se tani ka arritur një marrëveshje në parim, për t’u transferuar te skuadra e Al-Nassr.
“Marca” pretendon se Ronaldos i është ofruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me vlerë prej 200 milionë eurosh në sezon.