Aktualitet Kërcënoi nipin se do ta vriste, policia i gjen armë dhe municione...

Kërcënoi nipin se do ta vriste, policia i gjen armë dhe municione në banesë

Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar në Kavajë, pasi akuzohet se ka kërcënuar nipin e tij, ndërsa më pas i janë gjetur edhe armë e municione.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Property”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: – I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë.

57-vjeçari ka kanosur për jetën nipin e tij, shtetasin A. S., 30 vjeç, për motive pronësie. Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak”, njofton policia.