Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur emrat e 21 kandidatëve që do të përzgjidhen për anëtarë të Gjykatës Lartë. Këto përzgjedhje bëhen nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili do të propozojë kandidaturat për tre vendet e parashikuara. Emrat e tyre janë Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergysh Misha, Jetmira Rragami, Aldona Sulaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Rezarta Melo (Cenaj), Agron Lamaj, Ervin Pupe, Theodhori Sollaku, Irena Nino (Vujoshi), Vjosa Bodi Mujo, Shaqir Hasanaj, Kestrin Katro, Ilir Panda, Ardita Buna Alsula dhe Anton Lleshaj. Në këtë listë bien në sy emrat e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollakut, apo dhe të drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Saduashaj, apo dhe të ish-ministrit të Drejtësisë, Sokol Panda.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami gjatë një raportimi në Komisionin parlamentar të Ligjeve deklaroi se brenda shtatorit pritet të bëhet plotësimi me emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Mungesa e funksionimit të Gjykatës së Lartë ka sjellë probleme pasi kanë mbetur pezull çështjet penale të ekstradimeve. Rregullorja e miratuar dy ditë më parë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për zhbllokimin e 5 ekstradimeve të mbetura pezull në Gjykatën e Lartë iu është dërguar këtë të mërkurë kryetarit të gjykatës së Xhezair Zaganjori. Ky i fundit mësohet se ia ka përcjellë kancelarit të gjykatës, i cili do të vërë në lëvizje Këshillin e Lartë Gjyqësor në mënyrë që të hedhë shortin me gjyqtarët e Apeleve që kanë 13 vite eksperiencë dhe kanë kaluar vettingun. Pesë çështjet janë relatuar nga këshilltarët dhe pritet vetëm caktimi i gjyqtarëve për të shqyrtuar janë për Valentina Dushkun, Kastriot Elezajn, Hajri Seferin, Besnik Lekën dhe Robens Beberi.
Plotësimi i Gjykatës së Lartë mund t’i hapë rrugë të mëtejshme edhe emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Siç dihet Gjykata e lartë ka të drejtën e propozimit të 3 anëtarëve në Kushtetuese, ndërsa 6 të tjerët zgjidhen nga Presidenti dhe Parlamenti. Gjykata e Lartë ka 19 anëtarë, por për shkak të procesit të Vettingut ajo ka mbetur me dy, me Xhezair Zaganjorin dhe Adrian Dvoranin, të cili i ka mbaruar mandatit. Sa i përket kryetarit të Gjykatës së Lartë, pas kalimit të fazës së parë të betejës në KPK, ai është në përballjen me shkallët e tjera të procesit të Vettigut.
Gjykata Kushtetuese, pëzgjidhjen 4 kandidatë
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpall katër kandidatë për anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi në mbledhjen e djeshme lejimin për kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese të Arta Vorpsit, Besnik Muçit, Fiona Papajorgjit dhe Regleta Panajotit. Ndërsa bëhet e ditur se KED ka vendosur që t’i ndalohet kandidimi për në Gjykatën Kushtetuese 5 kandidatëve: Anila Gurit, Dedë Kasnecit, Ilir Mustafaj, pasi nuk kaloi vettingun, Mimoza Qinamit dhe Vladimir Gërmenjit.
KED-ja sqaron se vendimet lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidates Fiona Papajorgji për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018, të kandidatëve Elsa Toska dhe Gëzim Allaraj në vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, si edhe për kandidaten Eris Hysi për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Dhe këtu bëhet fjalë për një tentativë të Kuvendit për të plotësuar përkohësisht Kushtetuesen deri kur të ngriheshin organet kompetente.
Këshilli thekson se vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Tashmë emrat e kandidatëve në fillim të gushtit pritet t’i drejtohen Kuvendit dhe Presidentit. Procesi, sikur sqaroi kryetari i KED-së pak ditë më parë, nuk do mund të bllokohet edhe nëse presidenti nuk do shprehet me vendimmarrjen përkatëse, por as nëse nuk gjendet shumica e nevojshme në Kuvend. “Nëse ata nuk e gjejnë shumicën e nevojshme ose nëse nuk shprehen me vendimmarrjet përkatëse, ligji parashikon edhe mekanizmin që nuk e bllokon procesin” siguroi kreu i KED-së, Dvorani.
Kandidatët e përzgjedhur për në Gjykatën e Lartë
Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergysh Misha, Jetmira Rragami, Aldona Sulaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Rezarta Melo (Cenaj), Agron Lamaj, Ervin Pupe, Theodhori Sollaku, Irena Nino (Vujoshi), Vjosa Bodi Mujo, Shaqir Hasanaj, Kestrin Katro, Ilir Panda, Ardita Buna Alsula dhe Anton Lleshaj.
Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;
Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
Ndalimi i kandidatëve për Kushtetuese
Anila Guri (Kristani), për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018
Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
Mimoza Qinami, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019
Vladimir Gërmenji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
Kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë
Lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si më poshtë:
Altin Hazizaj
Mimoza Qinami