Bota 21 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit

21 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit

Sot bëhen 21 vjet që nga 11 Shtatori kur u kryen sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Katër aeroplanë u përplasën mbi kullat binjake në Qendrën e Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Uashington dhe në një fushe ne Pensilvani.

Përgjegjësi për sulmin ishte organizata Al Qaeda e cila vepronte kryesisht në Afganistan. Pas tragjedisë që tronditi botën, Amerika dhe aleatët e saj sulmuan trupat e Al Qaedas në Afganistan.

Pas disa viteve trupat amerikane vranë liderin Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.