Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur një emergjencë të shëndetit publik mbi përhapjen e koronavirus. Autoritetet kanë vendosur se do të ndalojnë hyrjen për çdo shtetas të huaj që kanë vizituar Kinën në dy javët e fundit.
Qytetarët amerikanë që kthehen nga provinca Hubei, ku filloi shpërthimi i koronavirusit, do mbahen në karantinë për 14 ditë. Këtij vendimi i është bashkuar edhe Australia.
Deri më tani, janë shënuar 12,000 raste të personave të infektuar me këtë virus të ri në Kinë. Komisioni zyrtar i Shëndetiti kinez ka raportuar për 259 viktima dhe 249 janë në provincën në Hubei.
Vlerësimet nga Universiteti i Hong Kongut sugjerojnë se numri i vërtetë i rasteve mund të jetë shumë më i lartë nga sa janë shifrat zyrtare. Ekspertët atje thonë se më shumë se 75,000 njerëz mund të jenë infektuar vetëm në qytetin e Wuhan, ku virusi u shfaq për herë të parë në Dhjetor të 2019.
Më shumë se 100 raste janë raportuar jashtë Kinës në 22 vende të botës, si Japoni, Tajlandë, Singapor, Australi, Tajvan, Majlazi, Amerikë, Kanada si dhe Arabi. Po kështu, janë edhe tre shtete europiane që kanë zyrtarizuar se kanë të infektuar me koronavirus, Francë, Gjermani, Itali. Madje, Italia ka shpallur edhe emergjencën shëndetësore për 6 muaj. Shumica e rasteve jashtë Kinës përfshijnë njerëz që kanë qenë në Wuhan.