Juventusi e fitoi derbin e mbrëmshëm në “San Siro”, duke iu marrë kreun e Serie A zikaltërve të Antonio Conte. Kampionët italianë treguan se mbeten mbi të tjerët, se “diktatura” e tetë viteve të shkuara radhazi mund të vazhdojë, pavarësisht se Interi është rritur dukshëm dhe do të luftojë deri në fund për “kurorën”. Supersfida e së dielës në mbrëmje po shihet e analizohet nga këndvështrime të ndryshme, ndër të cilët edhe golat, në mënyrë të veçantë. Sidomos për golin e Gonzalo Higuain, që rezultoi edhe i fitores, po nënvizohet një fakt tejet domethënës, që tregon se Sarri po implementon “tiki taka” te Juventusi, futbollin e bukur.
— @saveriocastelli⚪⚫ (@saveriocastelli) October 6, 2019
Plot 24 pasime radhazi, pa ndërprerje, janë regjistruar nga “OptaPaolo” në rastin e golit të “Pipita”. Një sekuencë rekord për pasimet, gjatë realizimit të një goli në Serie A, sezoni 2019-2020.
Në infografikun e mëposhtëm të “OptaPaolo” mund të shihni të gjitha pasimet, si kaloi topi nga këmbët e futbollistëve (të identifikuar sipas numrit të fanellave), trajektorja e tyre në fushën e blertë, deri në goditjen përfundimtare të topit nga argjentinasi drejt rrjetës së Handanovic.
24 – I passaggi della #Juventus nell’azione della rete di Gonzalo #Higuain, la sequenza record registrata per la realizzazione di un gol nella Serie A 2019/20. Tessitori. pic.twitter.com/OKlkXhT2Jx
— OptaPaolo (@OptaPaolo) October 7, 2019