Një 24-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia pas informacioneve të marra në rrugë operative se posedonte armë zjarri dhe municione.
Nga kontrolli në banesë, të riut me iniciale J.K. nga fshati Domen, ju gjetën dhe sekuestruan 2 pushkë, municion luftarak dhe 2 radio si të policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.