Extra 25 martesat më me ndikim të të gjitha kohërave

25 martesat më me ndikim të të gjitha kohërave

Çiftet që i thanë “Po”njëri-tjetrit dhe ndryshuan botën

Lisa Grunwald

Ndikimi dhe fama nuk janë e njëjta gjë. Fama jo gjithmonë do të thotë influencë. Dhe influenca jo gjithnjë do të thotë famë.

Çiftet bëjnë pjesë në këtë listë sepse në një mënyrë apo në një tjetër kanë lënë shenjë të qëndrueshme. Në ‘Librin e Martesave’ ndodhen 25 çifte, të cilët mund të kenë jetuar nëpër libra, nëpër filma, fotografi apo fabula, dhe bëjnë pjesë në këtë listë, sepse mbi të gjitha janë pjesë e historisë reale dhe asaj fiktive sëbashku.

Ju do të pyesni për Bonnie dhe Clyde (të cilët nuk u martuan kurrë), Tracy dhe Hepburn, Lenini dhe… ? Kristofor Kolombi dhe…? Bashkëshortet e tyre mund t’i kenë ndihmuar, por ata nuk ishin të domosdoshëm për trashëgiminë e tyre. Ka dhe nga ato bashkëshorte që më shumë se sa ndihmë kanë qenë pengesë. 

Adami dhe Eva

Merr një burrë dhe brinjën e tij, shto një kopsht, një gjarpër, një mollë dhe gjëja tjetër që di, është krijimi i racës njerëzore. Kur s’ka asnjë gjë tjetër që të influencojë deri në krijimin e njerëzimit, atëherë ky është vetë një ndikim.

 Abigail dhe John Adams

Lutja e saj për të gjatë Kongresit Kontinental për t’u kujtuar për gratë ishte e kotë. Por ajo vetë ishte një person i paharrueshëm si bashkëshorte, shoqe, zonjë e parë dhe këshilluese e pazëvendësueshme.

 Lucille Ball dhe Desi Arnaz

Si një çift i jetës reale, ata krijuan botën fiktive në të cilën Lucy gjithnjë përpiqej – dhe dështonte – t’i largohej kufijve të rolit të bashkëshortes që vitet ‘50 dhe Ricky ia kërkonin asaj. Martesa e tyre përfundoi, por Ricky-t jetojnë kudo nëpër botë

 Beyonce dhe Jay Z

Monarkë të industrisë së muzikës, ata filluan të bashkojnë mbretëritë e tyre kur u martuan në vitin 2008. Tani ata kanë një vajzë të quajtur Blue Ivy, një pasuri që arrin vlerën e 1 miliard dollarë dhe aftësinë për të thyer trendet e botës brenda natës.

Archie dhe Edith Bunker

Fanatizmi i saj dhe çmenduria e saj, ishte dashuria ndërmjet Archie dhe Edith në “All in the Family” që i lejoi amerikanëve të shihnin anët e mira dhe të këqija të vetes.

Bill dhe Hillary Clinton

Suksese dhe skandale, zënka e pajtime, dhe një shembull i besnikërisë që i karakterizon karrierat politike joparalele të Klintonëve. Nga shteti i Arkansasit tek Shtëpia e Bardhë, fitoret dhe humbjet e tyre i kanë dhënë formë historisë amerikane për çerek shekulli.

 Marie dhe Pierre Curie

Të flasësh për kimi martesore. Dhe fizikë. Duke punuar nga cepi më cep në Paris, Curie-t ishin pionerë të studimit të radioaktivitetit, pa të cilët nuk do të kishim rreze X, nuk do të ishim të aftë të vrisnim mikroorganimat në ushqime, nuk do sterilizonim instrumentat mjekësore.

Zelda dhe Scott Fitzgerald

Epoka e xhazit, ose ndoshta shekulli i 20 nuk mund të përmendet pa këtë çift, që kërcyen, u dashuruan dhe luftuan për rrugën e tyre deri atje. Intensiteti i tyre i pashoq reflektoi dhe inkurajoi liritë e reja të epokës moderne. Scott dikur shkroi: “Ne ndiheshim si fëmijë të vegjël në një hangar të madh e të paeksploruar”.

 Bill dhe Melinda Gates

Në garazhin e tij, Bill, që braktisi Harvardin, filloi të vriste mendjen se pse hardware-i i kompjuterave shitej ndërsa software ishte anashkaluar. Nga ky mendim lindi Microsoft-i, ku Melinda shkoi të punonte. Ata u martuan në vitin 1994, krijuan fondacionin privat më të madh në botë dhe detyruan miliarderë të tjerë që të ndiqnin udhëheqjen e tyre filantropike.

Henry II dhe Eleonora e Aquitaine

U martuan në vitin 1152 dhe luftuan shumë me gjyqtarët, fqinjët, 6 fëmijët e tyre dhe – me njëri-tjetrin. Mbretëria e tyre ishte gjëja më e madhe që kishin, sepse kontrollonin pjesën më të madhe të Britanisë dhe Francës.

Henry VIII dhe Anne Boleyn

Është e vërtetë që Henry i preu kokën Anne-s vetëm pas 3 viteve. Por ai u martua me të sepse bashkëshortja e tij e parë kishte dështuar që t’i jepte një trashëgimtar djalë. Ai insistoi për divorcin dhe u martua me Anne-n. Martesa me të bëri që Henri të shkishërohej nga Kisha Katolike dhe në këtë mënyrë lindi Reformimi.

 Pat dhe Bill Loud

Dekada përpara se Kris dhe Bruce Jenner të krijonin universin Kardashian, audienca televizive amerikane tërhiqej nga një tjetër çift të martuarish. Gjatë 12 episodeve të përjavshme në vitet 70’ “An american Familt” (Një familje amerikane) mbante pas vetes audiencën me çiftin Loud, të martuar prej 21 vjetësh me 5 fëmijë dhe që lejonin kamerat në shtëpinë e tyre.

John dhe Jackie Kennedy

Ai e njëherë prezantoi veten si personi që shoqëroi Zhaklinë Kenedin në Paris. Stili i këtij çifti kishte fatin të mos harrohej kurrë, e të mbahej mend gjatë, qoftë për sharmin por dhe për tragjedinë e saj.

John Lennon dhe Yoko Ono

Sigurisht, atë (Yoko) e shohin si personi që prishi Bitëllsat. Por martesa e tyre na dha imazhe të pashlyeshme intimiteti. Fotot intime të tyre nëpër kopertina revistash ishin të shumta.

Luisi XVI dhe Maria Antonieta

Të martuar në mes të adoleshencës dhe të zhvendosur në pallatin e Versajës, ata ishin të destinuar të bëheshin personifikimi i hapave të fundit të monarkisë franceze me borxhe të mëdha publike dhe neverinë ndaj të varfërve.

Mao Ce Dung dhe Jiang Qiang

Ndërsa bashkëshortja e 4-t dhe e fundit e Maos ishte partnere e shumë prej aspekteve brutale të Revolucionit Kulturor të Maos, Madame Mao ndihmoi Gardën e Kuqe të spastronte Kinën nga të gjitha kërcënimet që merrte për rendin komunist. Ajo arriti të mbante lart Kultin e Maos.

 Bill Masters dhe Virginia Johnson

Të njohur nga seriali i Showtime, Masters një gjinekolog dhe Johnson, në fillim asistentja e tij, ndanë sëbashku në fillim një mision e më pas ndanë jetën. Studimet e tyre të shumta për seksin i bënë ata të krijonin miliona shaka me njëri-tjetrin.

Michael McConnell dhe Jack Baker

Jack i propozoi Michael në vitin 1969, dhe Michael pranoi me kushtin që lidhja e tyre të bëhej e ligjshme. Ky vendim i çoi ata në Gjykatën Supreme. Kundërshtimet ndaj lidhjes së tyre Jack dhe Michael i shihnin si diskriminuese, por pas dy vitesh çështjesh gjyqësore, ata u martuan në Minesota, në këtë mënyrë u bënë çifti i parë gay që martohej në Minesota.

Marilyn Monroe dhe Joe DiMaggio

Të martuar për 274 ditë, gjigandi i bejsbollit dhe legjenda e ekranit nuk u përshtatën me njëri tjetrin. Ai ishte posesiv, xheloz dhe i paqëndrueshëm. Ndërsa ajo ishte Merlin. Ata ishin i pari çift modern i epokës moderne.

Georgia O Keeffe dhe Alfred Stieglitz

Ai në fillim ra në dashuri me pikturat e saj, e më pas me të. Ata në fillim punonin me fotografitë, më pas u dashuruan e më pas u martuan. Pavarësisht shumë pabesive dhe ndarjeve, ata qëndruan të martuar deri kur Stiegliz vdiq në vitin 1946. Gjithashtu mbetën gjithnjë të bashkuar për kontributin e tyre në artin modern.

Eva dhe Juan Peron

Presidenti i së majtës në Argjentinë dhe zonja e tij karizmatike luftuan varfërinë, u përpoqën të përmirësojnë shëndetin publik dhe mbështetën reformat e punësimit duke miksuar dëshirat e publike me ndonjëherë autoritarizmin e pamëshirshëm.

 Romeo dhe Zhulieta

Ata u martuan pavarësisht kundërshtimeve të familjeve të tyre armike. Versione të shumta të historisë janë dhënë nëpër poema, balete dhe shfaqje muzikore. Ishte vepra madhështore e Shekspirit. Romeo dhe Zhulieta janë simbol universal i dashurisë perfekte.

 Eleanor dhe Franklin Roosevelt

Ndërsa ai luftonte Depresionin e Madh, ajo përdorte momentet e tyre private për të ndikuar në çështjet progresive për të cilat Eleanor ishte aq shumë e interesuar. Ajo e transformoi rolin e Zonjës së Parë, nga një zonjë e thjeshtë në një person që luftoi për të drejtat civile dhe mundësitë e punësimit për gratë.

 Julius dhe Ethel Rosenberg

A ishin ata viktima të pafajshme, apo spiunë tradhtarë që kaluan sekretet tek rusët? Këta ishin çifti që ndikuan më së shumti në krijimin e të ashtuquajturës Lufta e Ftohtë.

 Marge dhe Homer Simpson

Marge është shumë më moderne dhe më seksi se Homer. Por kjo shpjegon dashurinë e pakushtëzuar edhe pse ai nuk e meriton atë. Homer adhuron Marge-in, asaj i pëlqen të jetë e adhuruar. Ky çift është pasqyrë e miliona martesave moderne.