256 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Në total, Ministria e Shëndetësisë thotë se janë kryer 2538 testime.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos, 4 raste në Tepelenë, Peqin, Skrapar, 3 raste në Tropojë, Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Vau i Dejës, Dibër, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Mat, Sarandë, Fushë Arrëz, Selenicë, Kolonjë, Finiq, Poliçan”.
Sa i përket jetëve të humbur, 8 janë qytetarët të cilët nuk arritën ta fitonin betejën me virusin.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora,1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 67 – 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.